Edhe pse nuk kishte një leje për tubimet e Partisë Demokratike e aq më tepër për bllokimin e akseve rrugore në 5 pika të ndryshme të vendit, Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e këtyre tubimeve.
Në të gjitha rastet, drejtues të Policisë së Shtetit ka bërë thirrje me megafon për të zhbllokuar qarkullimin, por pa rezultat. Ka pasur edhe nga ato raste, siç ishte ai në Plug të Lushnjes, ku efektivë të policisë janë detyruar të ikin me vrap për shkak të kërcënimeve nga protestuesit.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, turma e protestuesve ka tentuar të dhunojë një efektiv policie duke e rrethuar.
Protestuesit e kanë ndjekur policin për disa metra, por ka qenë ndërhyrja e ish-deputetit të PD, Lefter Maliqi, i cili ka shmangur këtë incident, i cili mund të ishte më i rëndi i këtij tubimi.
https://www.youtube.com/watch?v=V6KDEin3Jac
Nga burime të tjera, Report Tv ka mësuar se urdhri nga drejtuesit e Policisë ishte i prerë që në asnjë rast nuk duhet të reagojnë dhe duhet të përpiqeshin me çdo formë për të shmangur incidentet.
Drejtuesit e Policisë në terren në respekt të procedurës kanë bërë disa herë thirrje për zhbllokimin e rrugës por pa rezultat.
Gjithashtu Policia ka filmuar të gjithë protestuesit dhe pritet të nisë procedim disiplinor ndaj tyre. Siç mund të dallohet nga këto pamje efektiv të policisë që qëndrojnë mbi urën pranë Pallatit me Shigjeta dhe filmojnë militantët që bllokuan rrugët.
Edhe agjentë civil kanë qëndruar mes protestuesve, për t’i filmuar ata.
Ndërkohë Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se janë ndihmuar edhe nga ekspertë të huaj menaxhimin e tubimit.
Ekspertët kanë dhënë asistencë për dokumentimin dhe filmimin e gjithë tubimit. Filmimi i protestuesve është bërë pasi ndaj tyre pritet të bëhet procedim penal. Sipas Kodit Penal bllokimi i rrugëve dënohet me gjobë deri në 3 vjet burg.
Në nenin 293 thuhet: Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Diskutime rreth kësaj post