Mbipesha ose obeziteti është shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme.
Ky fakt u bë me dije nga Society of General Internal Medicine gjatë një takimi të mbajtur në Uashington dhe të udhëhequr nga ekspertë nga klinika Cleveland në New York University School of Medicine.
Studimi për 2017, e rendit obezitetin si “vrasësin” më të madh në rang botëror, duke tejkaluar kështu edhe diabetin dhe pirjen e duhanit, që pozicionohen në vendin e dytë dhe të tretë.
Mbipesha shkakton presion të lartë të gjakut dhe kolesterol.
Duke përdorur simulimet kompjuterike, studiuesit kanë vlerësuar ndikimin e çdo faktori (obezitetin dhe pirjen e duhanit në presionin e lartë të gjakut) që mund të sjellë vdekjen e parakohshme, para moshës 70 vjeç.
Është vërejtur se obeziteti “vjedh” 47% më shumë vite të jetës se duhani.
Diskutime rreth kësaj post