Rreth orës 03:00 të ditës së sotme, në Bulevardin Blu, në vendin e njohur si pallatet e verdha në Kamëz është tentuar të vidhet një banesë.
Policia e Tiranës bën me dije se dy persona kanë hyrë nga tarraca e pallatit të katit të 8-të në shtëpinë e 60-vjeçarit me iniciale A. V., 60 vjeç.
I zoti i shtëpisë i ka diktuar e për pasojë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Nga konfrontimi fizik, ka ngelur i dëmtuar me mjete prerëse në këmbë 60-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post