Dashi
Ndikuar mjaft nga yjet, jeta juaj ne çift sot do jete shume me e ngrohte dhe me e kënaqshme. Nuk do ndiheni keq për asnjë çast. Beqaret do fillojnë një lidhje pasionante me një person i cili deri me sot i kishte ngacmuar me mënyra nga me te ndryshmet. Ai kishte kohe qe ndiente për ta. Sektori i financave do vazhdoje te mbetet i ekuilibruar për aq kohe sa ju te jeni te kujdesshëm me shpenzimet.
Demi
Dite e mbushur me vështirësi te njëpasnjëshme ka për te qene kjo e sotmja për çiftet. Për shume gjera nuk do arrini dot te gjeni një zgjidhje edhe pse te afërmit do ju gjenden pranë. Beqaret ka shume gjase te fillojnë një lidhje pasionante dhe afatgjate. Çdo çast ka për te qene fantastik. Ne planin financiar do dini gjithmonë si te veproni dhe gjendja do mbetet e shkëlqyer.
Binjaket
Nuk do jeni shume te disponueshem ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe duke u ndier shpesh vetëm, ai mund ta kërkojë ngrohtësinë diku tjetër. Beqaret do kenë disa njohje te reja, por nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa. Buxhetin do arrini ta menaxhoni ashtu si duhet dhe nuk do ju dale asnjë lloj problemi. Disa mund te kenë edhe përmirësim te situatës fale marrjes se një shpërblimi.
Gaforrja
Sot nuk do ndodhe asgjë e veçante për juve qe jeni ne një lidhje. Beni atë qe do ndieni ne çdo moment pa u shqetësuar për te ardhmen e largët. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme dhe nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje. Financat do dini si t’i organizoni ne çdo moment kështu qe ky sektor do vazhdoje te jete gjithë kohës i qëndrueshëm.
Luani
Pas një periudhe te trazuar dhe me probleme te njëpasnjëshme, sot situata do normalizohet për ju te dashuruarit. Do jeni me te logjikshëm, do i kuptoni gabimet dhe do hapni rruge here pas here. Beqaret nuk do e mbajnë shume mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse do merren me një çështje te rëndësishme profesionale. Qe financat te jene te mira duhet te hiqni dore nga shpenzimet për gjera te panevojshme.
Virgjeresha
Vetëm çaste te bukura e te lumtura do kaloni sot juve qe jeni ne një lidhje. Hatërmbetjet e se shkuarës do i lini gjithë kohës pas krahëve. Beqaret nuk do jene shume ne humor dhe mund t’i refuzojnë edhe disa ftesa qe do iu bëhen. Për te përmirësuar financat nuk duhet te luani me lojëra fati sepse keni për te humbur shuma te mëdha dhe do ndiheni keq.
Peshorja
Disa incidente te vogla mund te sjellin probleme afatgjata për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni te palogjikshëm te dy palët. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, mjafton qe te mos qëndrojnë me te vetmuar si me pare. Disa mund te kenë edhe mundësi për lidhje serioze. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nen kujdes dhe situata do ketë vetëm përmirësime te njëpasnjëshme.
Akrepi
Do jeni shume te zënë me pune gjate gjithë kësaj dite prandaj nuk do keni kohe te lire qe t’i përkushtoheni atij qe keni ne krah. Me e mira do jete qe t’ia shpjegoni situatën me detaje ne mënyrë qe te mos lindin pakënaqësi. Beqaret do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe disa mund te jene me fat. Me shpenzimet duhet te jeni me te moderuar ne mënyrë qe gjendja mos ketë tronditje.
Shigjetari
Do i qëndroni shume besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do tundoheni as nga disa oferta fantastike qe mund t’iu beje dikush. Beqaret do bëjnë mire te reflektojnë gjere e gjate e te mos nxitohen para se te hedhin hapa. Jo çdo gjë është ashtu si duket ne pamje te pare. Ekuilibri financiar mund te ketë ndonjë tronditje te vogël, por asgjë për t’u alarmuar.
Bricjapi
Ju te dashuruarit nuk do ndiheni shume mire sot dhe do keni dyshime për ndjenjat kundrejt partnerit. Qëndroni pak kohe ne qetësi dhe reflektoni me kujdes për ato qe vërtet doni te bëni. Beqaret do kenë një dite te mbushur me çaste te lumtura dhe do ndihen për mrekulli. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe te mëdha vetëm për ta përmirësuar situatën sepse ndonjëherë mund te dalin te papritura te pakëndshme.
Ujori
Do jeni magjistare te vërtetë sot ju te dashuruar dhe do e ndryshoni tërësisht gjendjen ne te cilën ndodheshit. Gjithçka mes jush dhe atij qe keni ne krah ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret do kalojnë momente shume te bukura edhe pse jo te gjithë do takojnë personin ideal. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë sa me pak rreziqe te ndërmerrni aq me mire do jete.
Peshqit
Dite shume monotone do jete kjo e sotmja për juve qe jeni ne një lidhje. Shpesh do ndiheni vërtet keq dhe nuk do dini çfarë te bëni qe ta ndryshoni gjendjen. Beqaret do ndihen plotësisht te braktisur nga yjet dhe ne disa momente do ndihen keq. Buxheti do kërkojë me tepër vëmendje dhe përkujdes. Po filluan problemet situata mund te dale jashtë kontrollit për shume kohe.
Diskutime rreth kësaj post