Pas thirrjeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për bllokim të trafikut kombëtar ditën e nesërme, ka reaguar drejtori për sigurinë Altin Qato.
Ky i fundit, u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e nxitjes politke, dhe mos të bëhen pjesë e tubimeve të paligjshme. Qato gjithashtu tha se do të ketë dëme deri në burgim për shtetasit që prishin rendin.
“U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e thirrjeve politike. Manifestimi është i paligjshëm kështu që duhet ta shmangni atë. Është e palejuar dhe policia do të marra masat përkatëse. Do filmohen personat që do të marrin pjesë në të. Do të ketë dëme deri në burgim për shtetasit që prishin rendin,” tha Qato.
“1 orë bllokim i trafikut kombëtar është sakrificë e vogël, nesër 1 orë të gjithë bashkë të vendosur dhe tërësisht të bashkuar, bllokojmë të keqen për t’i hapur rrugën të mirës. Mes orës 11-12, për të thënë ndal krimit, ndal drogës,” u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post