Deputeti i Partisë Socialiste në Lushnje, Erjon Braçe, ka publikuar në rrjete sociale disa nga investimet që janë bërë në Lushnje nga qeveria Rama.
Por ky postim nuk ka mbetur vetëm tek publikimi i investimeve, Erjon Braçe nuk ka nguruar të thumbojë kolegët e tij të koalicionit, të cilët janë akuzuar për blerje votash.
Gjithashtu Braçe njihet si një nga kritikët më të mëdhenj të LSI dhe nisur nga kjo ia vlen të themi që deputetin nuk e lë inati.
“Ja kështu, une nuk ndaj dot qofte e birra, vezë, pula e llafe gjithashtu, ne vijojmë të punojmë, deri orën e fundit. Ne nuk tregtojmë, shesim e blejmë vota, ne shërbejmë deri ne fund! Mirënjohës pa fund gjithsecilit që na besoi, mirënjohës pa fund çdo punëtori. Karvani 200 n’orë, qentë tuj leh”, përfundoi Braçe.
Diskutime rreth kësaj post