Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Një vajzë ka ndërruar si pasojë e përplasjes nga një mjet në zonën e Tregut Elektrik, në rrugën ‘Mihal Grameno’.
Burime nga policia bëjnë me dije se një mjet tip “Audi” ka goditur Gjystina Shpani duke e lënë të vdekur dhe më pas shoferi është larguar me shpejtësi. Ende nuk dihet identiteti i vajzës, por mësohet se është rreth 28 vjeç.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e saj. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje ambulanca ka arritur me vonesë, ndërsa vajza ka marrë plagë të rënda.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.04.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, tek Tregu Elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur një shtetase rreth 28 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetësja ende e paidentifikuar ka ndërruarr jete. Po punohet për gjetjen e automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post