Dy të rinj janë qëlluar me thika në orët e para të ditës së sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.
Burime nga policia thanë se në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht rreth orës 00:30 minuta, një person ka sulmuar me thikë dy të rinj.
Dy të rinjtë me inicialet B. B., 39 vjeç dhe R. K., 24 vjeç janë qëlluar disa herë me thikë në shpatulla dhe në krahë. Pas ngjarjes ata janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa dy të rinjtë kanë dhënë dëshminë e tyre.
Diskutime rreth kësaj post