Partia Agrare Ambientaliste prezantoi në Kukës kandidaten e saj për deputete në këtë zonë, Merita Hoxha. I pranishëm në këtë prezantim, kryetari i PAA Agron Duka, foli në lidhje me situatën politike në vend për të cilën u shpreh se është e përkeqësuar së tepërmi kohët e fundit. Në komunikimin e tij më banorët e Kukësit, Duka u shpreh se është e pamunduar që kjo qeveri të zhvillojë zgjedhje të pakontestueshme, madje sipas tij kjo është hera e parë që pikërisht inkriminimi në këtë masë bëri që këto zgjedhje të jenë të kontestueshme ende pa u zhvilluar.
“Nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri që zgjedhjet të kontestohen akoma pa u bërë. Gjithmonë ka pasur probleme. Ka pasur zgjedhje të pranueshme por zgjedhje prefekte asnjëherë. Por gjithësesi kushte që të qojnë në zgjedhje të kontestueshme nuk ka pasur asnjëherë. Është hera e parë që një forcë apo një krah politik e paragjykon zhvillimin e zgjedhjeve për shkaqet që ju i dini. Për shkaqet se politika u lidh me krimin. Më vonë filloi një kultivim masiv i kanabisit dhe këto para u përdorën në zgjedhje. Në këto kushte opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike. Kryeministri ka qënë dje këtu dhe u është drejtuar simpatizanëve të tij “Pushojini nga puna njerëzit që rrinë në çadër”. E pse ti pushojnë? Sepse kërkojnë një gjë. Kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë them që kryeministri duhet pushuar nga puna”,- tha Agron Duka.
Duka gjatë fjalës së tij, duke iu referuar aludimeve në disa media, tha se Partia Agrare Ambientaliste është në koalicion me Partinë Demokratike dhe është e dakordësuar madje e bindur se e vetmja mënyrë për të zhvilluar zgjedhje të pranueshme, të lira dhe të ndershme është që ato të zhvillohen nga një qeveri teknike.
“Natyrisht që situata politike është rënduar. Ne si PAA kemi vazhduar takimet në të gjithë qarqet e Shqipërisë. Mund të ngjallet ndonjë keqkuptim, nga aleatët fatmirësisht jo, nuk kemi pasur, po ndoshta nga ndonjë gazetar që edhe pyet: Çfarë po bëni? Ndërkohë që thoni nuk marrim pjesë në zgjedhje vazhdoni takimet. Unë gjykoj që PAA duke qënë një parti relativisht e vogël, ju siguroj se nuk është më e vogël, sepse në disa qarqe të Shqipërisë kemi mbushur salla tej parashikimit, por gjithësesi nuk kemi luksin të presim se kur i teket Edi Ramës të bëjë qeveri të përkohëshme dhe kur do të caktojmë datën e zgjedhjeve. Kështu që ne do të vazhdojmë punën që të jemi të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato do të bëhen. Ajo që ne kemi bërë, e kemi pasur parim në zgjedhjen e kandidatëve ka qënë, e para njerëz ta painkriminuar, të palidhur me krimin, jo vetëm ata personalisht, por edhe familjet e tyre, të afërmit e tyre dhe me komportim të mrekullueshëm me banorët ku ata jetojnë”,- tha Agron Duka.
Diskutime rreth kësaj post