Shërbimi Gjerman i inteligjencës (BND) ka përgjuar për vite Interpolin si dhe zyrat e shërbimit në disa vende, duke përfshirë Greqinë, Austrinë dhe SHBA-në thuhet në një botim të revistës gjermane Der Spiegel.Revista citon dokumente sipas të cilave BND kishte shtuar e-mail adresat, numrat e telefonit dhe numrat e faksit të hetuesve të Interpolit në listën e monitorimit.
Revista thotë se shërbimi i zbulimit gjerman përgjoi Zyrën Evropiane të Policisë, përkatësisht agjencinë përgjegjëse të BE-së për zbatimin e ligjit me seli në Hagë. Spiegel shkruan së në shkurt BND monitoroi telefona, fakse dhe e-mail e disa organizatave gazetareske duke përfshirë edhe Neë York Times dhe të Reuters.
Përgjimet e BND dolën në dritë gjatë hetimeve të Bundestagut mbi akuzat se Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA (NSA) kishte bërë përgjime jashtë tokës amerikane, duke përfshirë edhe përgjimin e telefonit celular të kancelares Angkela Merkel.Konstantin von Ncojane, anëtar i të Gjelbërve dhe komisionit parlamentar që ka kryer hulumtimin, e përshkran raporti i fundit mbi përgjimet e BND si «skandaloz dhe të pakuptueshëm”
Diskutime rreth kësaj post