Kryeministri Edi Rama, në një takim me votuesit e rinj në Gjirokastër, deklaroi se “vota e 18 qershorit është e rëndësishme sepse vendoset si do të jetë Shqipëria e gjeneratës tjetër”.
“Çdo shqiptar e ndjen domosdoshmërinë për të shembur murin e padrejtësisë. Gjykatat e këtij vendi janë një pazar ku të drejtat e njerëzve tregtohen si të ishin gjë e gjallë. Nëse duam të rrisim ekonominë dhe punësimin, duhet të pushojmë nga puna gjykatësit e korruptuar. Ata pengojnë vënien në vend të drejtës së pronës. Janë ata armiku numër 1 i Partisë Socialiste. Nuk do të tërhiqemi jo vetëm përpara çadrës, por as përpara presioneve e shantazheve”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se “vota është një ndeshje mes të ardhmes që duam dhe të shkuarës që nuk duam kurrë të rikthehet”.
/ Top Channel
Diskutime rreth kësaj post