Në fjalimin e së shtunës në çadrën e PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar nga Ambasada amerikane në Tiranë, që t’i heqë vizën kryeministrit Edi Rama.
“I përsërit ambasadorit amerikan kërkesën popullore që ti heqë vizën amerikane Edi Ramës, që është faktuar si shkelës i ligjit amerikan mes donacionit ilegal në fushatën e presidentit Obama.
Nuk ka e nuk mund të ketë dy standarde, dikujt i hiqet viza, e dikush e mban vizën edhe kur kapet me presh në duar.
Përsëris kërkesën publike, hiqi vizën amerikane Edi Ramës”, tha Basha.
Ndërkohë, ai thotë se Rama po përgatitet që të dështojë negociatat me ndërkombëtarët që do të vijnë në Tiranë.
Basha tha se Rama duhet të largohet në azil, ndryshe populli do e ngrejë zgupthi.
“Ai paska vendosur të emërojë opozitë tjetër.
I them të bëjë gati valixhet e të shkojë në azil, para se populli ta ngrejë zgupthi.
Rama ka paralajmëruar qartë dështimin e negociatave të martën e ardhshme.
Ai po e thotë qartë se për pasurinë time nuk i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Pra ka paralajmëruar dështimine negociatave pa mbërritur ndërmjetësit europianë”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post