Raporti i Komisionit Hetimor për Privatizimin e CEZ është dorëzurar nga Kuvendi në Prokurori.
Parlamenti i kërkon prokurorisë që të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha, si persona përgjegjës për privatizimin abuziv të OSSH, i cili u ka shkaktuar taksapaguesve shqiptarë 415 milionë euro dëm ekonomik, rapoarton Shqiptarja.com.
Komisioni hetimor miratoi disa ditë më parë raportin me konkluzionet e hetimit, gjetjet, rrethanat, personat e implikuar, shkeljet e legjislacionit në fuqi, favorizimet dhe efektet negative financiare të privatizimit të OSSH.
Raporti përfundimtar, përpos të tjerëve, ka identifikuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berishën, si persona të veshur me përgjegjësi për privatizimin e dështuar. Sipas raportit, përgjegjës për privatizimin janë edhe Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë etj.
Parlamenti me 72 vota pro miratoi raportin e komisionit hetimor, duke kallëzuar zyrtarisht në prokurori Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, Boden, Mimën, Rulin, Neritan Alibalin, Enno Bozdon, Mimoza e Vokshin, Suzana Guxhollin, Nue Nik Kalajn dhe Shtetasin çek, Josef Hejsek. Mbetet për t’u para nëse prokuroria do t’i thellojë më tej hetimet apo do ta mbyllë këtë dosje.
Diskutime rreth kësaj post