Kryeministri i vendit, Edi Rama po flet në këto momente nga Kukësi. Rama ndodhet në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë.
Edhe ditën e sotme, Edi Rama sulmoi çadrën dhe opozitën, duke thënë se ata që mbyllen në çadër nuk i duhen as dreqit.
“Partia Demokratike është ngujuar në çadër jo për demokracinë, lirinë, por sepse ka frikë nga drejtësia. Politikanë që kanë frikë të përballen me drejtësinë, nuk i duhen dreqit, jo popullit. Thuajini shokëve që janë me PD se në kushtet ku ndodhet sot ajo në çadër, do t’i përfaqësojmë ne.”
Diskutime rreth kësaj post