Në shoqërinë shqiptare, media që shpesh herë duhet të luajë jo vetëm rolin e informimit, por edhe të mediatorit mes konflikteve të mëdha politike, këto ditë po bënë të kundërtën. Në vend që gazetarë dhe analistë të flasin për normalitet, negociata, tërheqje dhe vendosje të palëve para përgjegjësisë publike, po bëjnë të kundërtën. Në emisionin e Ylli Rakipit në News 24, Fatos Lubonja thotë se çadra duhet të rezistojë. Ndërsa Andi Bushati shkon edhe më tej, kërkon nga PD që të ndërmarrë veprime ekstreme.
Ja çfarë kanë deklaruar sot:
Bushati: Basha duhet te ndërmarrë veprime më ekstreme
Duhet thyer edhe ndonjë xham të këtij pushteti të Ramës, si atij të Berishës. Çfarë dialogu mund të bëhet më një kryeministër që thotë kjo puna e opozitës është puna e 600 vetave dhe puna e disa gazetarëve që i paguan Ilir Meta. Se digjet ndonjë godinë, se thyhet ndonjë xham, unë nuk i quaj banditë, pasi ata janë njerëz që i bien këmbaneve që të dëgjojnë të shurdhërit. Basha duhet të marrë veprime teje ekstreme sesa thjesht dalja në rrugë. Nuk ka moral dialogu që kërkon maxhoranca me Edi Ramën kryeministër. Bushati gjithashtu është shprehur duke iu drejtuar zv kryeministrit Peleshi se pse Edi Rama nuk largohet dot nga karrikja. ‘Kam filluar gazetarinë me këtë njeri dhe ky vazhdon akoma, pse nuk ikën ,pse i do dhe këto dy muaj ,nuk është gjë po të ikësh, vetëm Sali Berisha e kishte këtë që po iku Saliu ndodhte gjëma. Edi Rama është kapur pas karriges dhe kërkon të djeg Shqipërinë.
Lubonja: Çadra nuk duhet të bjerë
Lubonja tha në emisionin “Të paekspozuar” se nëse ndodh kjo, ikën PD dhe pas saj e ka radhën LSI. Ndërsa për kryeministri Edi Rama tha mund të bëjë vetëvrasje. “Nëse bie çadra dhe ikën PD, pastaj i vjen radha LSI. Ilir Meta atë hall ka. Edi Rama mund të bëjë dhe vetëvrasje. Partia e Metës është shumë e lidhur me pushtetin, është parti me klienteliste, ka një bazë komunistësh. Ndaj unë mbështes çadrën. Çadra duhet të ekzistojë si protestë, por bashkë me të duhet të ketë negocim, përpjekje për dialog dhe jo ndarje, që t’i vënë flakën Shqipërisë, tha Lubonja
Diskutime rreth kësaj post