Dy persona nga Tirana me aktivitet në biznese private dhe një nga Tepelena, po verifikohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda si pronarë të mundshëm apo financues të kanabisit të gjetur dy javë më parë në tunelet e ish-rezervave të shtetit në Përmet. Burime nga policia thanë se nën hetim janë dy biznesmenë nga Tirana, njëri prej tyrme me inicalet K.C.
Bazuar në dëshmitë e marra prej banorëve të zonës në fshatin ku u gjet kanabisi në Përmet por edhe referuar tabulateve telefonike të dy shtetasve të arrestuar, prokuroria dyshon se dy sipërmarrës nga Tirana me aktivitete të ndryshme biznesi, pronarë lokalesh dhe pika bastesh, mund të jenë financies të aktivitetit kriminal në Përmet.
Ndërkohë, i dyshuari nga Tepelena, mendohet se ka marrë pjesë në këtë aktivitet duke mundësuar kultivimin e kanabisit në këtë zonë, ruajtjen e parcelave dhe deri tek korrja e bimës narkotike e cila mendohet se është përpunuar e tharë në tunelet e ish-rezervave të shtetit në Përmet. Pas zbulimit të kësaj sasie të madhe hashashi në Përmet, policia e shtetit ka arrestuar shtetasit Rustem Muçelli, 51 vjeç dhe Eqerem Ali, 60 vjeç, të banues në Përmet ndërsa është shpallur në kërkim Ismail Saliu, 61 vjeç, banues në po atë fshat.
Asnjëri nga këta shtetas, nuk ka lidhje me kultivimin as me grumbullimin e drogës, por arrestimi i tyre është bërë sepse kishin përdorur magazinat ku u gjet hashashi vitet e fundit. Sipas dëshmive që ka marrë fillimisht prokuroria e Permetit dhe më pas edhe prokuroria e krimeve të rënda, dyshohet se tunelet ku u gjet kanabisi janë përdorur për magazinimin e drogës që nga dhejtori i vitit 2016 e në vazhdim me qëllimin që bima të trafikohej më pas në Greqi.
Dëshmitë e mbledhura tregojnë se tunelet ku mbahej kanabisi ruheshin nga persona të armatosur që nuk ishin banorë të zonës. Për këtë ngjarje, nga policia është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri, shtetasi Koço Zaimaj, 58 vjeç, kryeplak i fshatit Pagri. Ai akuzohet se nuk ka raportuar grumbullimin e sasisë së hashashit në magazinën ku u gjetën 11 tonë hashash./Panorama/
Diskutime rreth kësaj post