Facebook ka bërë të ditur, se po punon me teknologjinë, për të na lejuar të kontrollojmë kompjuterat drejtpërdrejtë me trurin tonë. Ai po zhvillon softuerin e “fjalimit të heshtur” për të lejuar njerëzit që të shkruajnë 100 fjalë në minutë.
Projekti në fazat e hershme do të kërkojë teknologji të re për të zbuluar valët e trurit, pa patur nevojë për një operacion invaziv. “Ne nuk po flasim për zbulimin e mendimeve tuaja të rastësishme,” siguruan drejtuesit e laboratorit të kërkimit të harduerëve të Facebook.
Kompania tha, se ka ndërmend të ndërtojë harduerë dhe softuerë për të arritur qëllimin e saj dhe ka vendosur një ekip prej më shumë se 60 shkencëtarësh dhe akademikësh për të punuar në projekt. Në faqen e tij në Facebook, Mark Zuckerberg shtoi: “Truri ynë prodhon të dhëna të mjaftueshme për të transmetuar katër filma HD çdo sekondë.
Ne jemi duke punuar në një sistem, që do t’ju lejojë të shkruani direkt nga truri juaj rreth pesë herë më shpejt sesa mund të shkruani në telefonin tuaj sot. Përfundimisht, ne duam ta kthejmë atë në një teknologji që mund të prodhohet në shkallë. Edhe një klikim i thjeshtë po /jo “i trurit” do të ndihmonte, që gjërat në realitet të ndjehen shumë më të natyrshme”, shkruan Zuckerberg.
Diskutime rreth kësaj post