Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Limitless”, ndërsa në pranga ranë 2 persona. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se në këtë operacion u sekuestruan 540 fidanë dhe 300 bimë në gjendje të tharë, kannabis dhe 1 armë zjarri.
Të njëjtat burime theksuan se në pranga ra Alfred Marashi, 20 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë në Bashkinë Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe Leonard Alija, 19 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Ndërkohë, u bë shpallja në kërkim e shtetasit Gjon Marashi, 62 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë Shkodër, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen “Gag” të fshatit Gimaj, Njësia Administrative Shalë Shkodër, u konstatuan tre parcela të ndryshme ku ishin kultivuar 540 rrënjë fidanë të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Alfred Marashi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri model 56 me një krehër me 30 fishekë dhe 300 bimë në gjendje të tharë e dyshuar si Cannabis Sativa. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi me inicialet P. A, 49 vjeç, banues në Abat, Njësia Administrative Bashkia Shkodër, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Shalë për veprën penale “Moskallzim krimi”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post