Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta mund të jenë duke çuar vendin drejt skenarit të zgjedhjeve të parakohshme.
Kështu aludohet ne ambientet politike shqiptare dhe ne media.
Në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të ri, koalicioni drejtues nuk paraqiti asnjë kandidaturë, duke e djegur atë. Edhe në raundin e dytë, të parashikuar për sot, pritet të mos ketë asnjë kandidaturë zyrtare.
Rama dhe Meta janë justifikuar se po presin bashkëpunimin e opozitës për të zgjedhur një presidenti konsensual, por në kushtet kur konflikti mes palëve ka arritur pikën më të lartë në këto katër vite, ky propozim i mazhorancës është padyshim një farsë.
Nëse presidenti i ri nuk zgjidhjet as në tre raundet e tjera, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, 45 ditë nga dështimi i raundit të pestë.
Në këto kushte, nëse Kuvendi dështon të zgjedhjë deri në fund të muajt prill kreun e ri të shtetit, atëherë zgjedhjet e parakohshme duhet të organizohen përpara 15 qershorit, ndërkohë që data e caktuar nga Bujar Nishani për zgjedhjet është 18 qershori.
Me këtë lëvizje, Rama dhe Meta jo që nuk pranojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve, kusht i panegociueshëm i opozitës, por e afrojnë atë, duke treguar se ky “konsesus” për presidentin nuk asgjë tjetër veçse lojë dhe jo dëshirë vullnetmirë.
Diskutime rreth kësaj post