Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë, por fatmirësisht pa viktima. Në aksidentin e regjistruar rreth orës 23:15 janë përfshirë pesë automjete, tre prej të cilave janë dëmtuar thuajse krejtësisht. Një automjet tip Porch, i cili ishte duke lëvizur me shpejtësi mjaft të madhe në bulevardin kryesor Vlorë-Skelë, pranë zonës së fabrikës së orizit, fillimisht ka goditur një automjet tip Alfa Romeo me targa AA678 FO dhe më pas ka përplasur dhe tre mjete të tjera të cilat ishin të parkuara në zonë, në anë të rrugës kryesore.
Si pasojë e përplasjes mjaft të fortë janë dëmtuar edhe tre mjetet e tjera, dy prej të cilave thuajse plotësisht.
Automjeti Tip Peugeot me targa AA 315 EC dhe automjeti me targa AA 643 KF janë dëmtuar mjaft rëndë, ndërsa në to nuk ndodheshin persona, pasi ishin të parkuara.
Shkak i aksidentit është bërë mjeti tip Porche, për shkak të lëvizjes me shpejtësi, duke humbur kontrollin dhe shkaktuar aksidentin e rëndë dhe të frikshëm në zonë.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila ka nisur hetimet për aksidentin e ndodhur në orët e vona të së mërkurës prane fabrikës së orizit, ndërsa ka shoqëruar edhe drejtuesin e automjetit tip Porche që shkaktoi edhe aksidentin./ORA
Diskutime rreth kësaj post