Nëse KQZ do të pranonte kërkesën e PS dhe LSI për shtyrje të regjistrimit të koalicioneve ky institucion do të jetë në shkelje të rëndë me ligjin. Kështu u shpreh konstitucionalisti Çlirim Gjata në studion e lajmeve të Ora News, i cili theksoi se ky do të ishte një veprim kamikaze politik.
Gjata: Si kërkesë është e paligjshme në materie e në formë se kushdo mund të bëjë një kërkesë dhe ti drejtohet KQZ apo gjykatës. Por në themel është e paligjshme, pastaj ajo çfarë pritet nga KQZ është që nuk duhet të përzihet në këtë lojë politike. E kam thënë dhe vazhdoj ta them duhet të ketë kujdes në këtë situatë që kishte 10 vjet pa ndodhur që në 2007. E kam kaluar këtë situatë dhe gjëja më e mirë është që KQZ mos përzihet në këtë lojë politiko – mediatike, por sidomos politike. Me këtë ata po mundohen që ta kalojnë topin nga dera e politikës, t’ia kalojnë administratës dhe ta lajnë ketë me një vendim administrativ dhe ti japin një përmbajtje ligjore administrative institucionale. Këtu institucionet nuk duhet t’ja lejojnë.
Gazetarja: A parashikon diçka kodi penal për këtë
Gjata: Mos shkojmë atje. Nuk jam prokuror, jam jurist dhe nuk e kam kollaj të flas ne emër të ligjit dhe nuk dua të dal dhe të them ka apo jo shpërdorim detyre. Unë do të thoja është në shkelje të rëndë të ligjit KQZ. Nuk është se kam frikë apo ndonjë interes për KQZ, thjesht e njoh atë punë, e di atë institucion, por le të iki, të mos e pranojë. Ka një problem KQZ, e di unë presionet që ndodhin, por ama nuk ka pse të t’ja lejojë vetes të kalojë në nivel “kamikaze” politik. Po përdor një shprehje që nuk e kam përdorur ndonjëherë. Mua vetë më kanë akuzuar si të tillë, skanë lënë gjë pa më sharë dhe thënë, duhet shumëzuar me zero, po hyrë atje harroji ato.
Gazetarja: Ky do të ishte një veprim kamikaze kundër ligjit?
Gjata: Unë mendoj do ishte “kamikazllëk” po e zbus pak. Nuk duhet KQZ t’ia lejojë vetes këtë. Nëse nesër ajo e rrëzon këtë kërkesë do të dilte shumë më krenare, kredibël para opinionit dhe jo partivë, do dilte më e besueshme. Ndoshta do ti jepet një armë më shumë mazhorancës dhe ti thoshte ja ku e keni KQZ./Oranews.tv/
Diskutime rreth kësaj post