Mbi 308 gramë kokainë u sekuestrua nga Policia e Tiranës, ndërkohë që në pranga u vu një 34-vjeçar, i cili e shpërndante lëndën narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Krenar Liçi u arrestua nga agjentët e Antidrogës në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në brendësi të automjetit të tij u gjet edhe sasia e konsiderueshme e kokainës.
Policia ishte e informuar prej kohësh për shtetasin Liçi që merrej më shpërndarje kokaine. 34-vjeçari banonte në Tiranë.
34-vjeçari lëvizste me një makinë të tipit “Volkswagen”, ku iu gjet edhe kokaina.
Në rast se do të shitej në tregun e kryeqytetit vlera e përfituar do t’i kalonte 20 mijë eurot.
Diskutime rreth kësaj post