Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën drejtuar KQZ-së për shtyrjen e datës së vendimit të koalicionit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai e konsideron këtë kërkesë si shpreje të vullnetit të mirë karshi opozitës së vendit.
“Kërkesa KQZ-së është e koalicionit PS-LSI&Etj si shprehje vullnetmirë ndaj PD&Etj.Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund,” shkruan Rama.
Ndërkohë, më poshtë, në një replikat me qytetarët, shefi i qeverisë ka siguruar se data e zgjedhjeve nuk shtyhet.
Qytetari: Edi Rama regjistro kualicionin tend! Shqiperia nuk pret. Ti ke Shqipetaret me vet si brenda dhe jashte territorit. Une e kam prere bileten e 18qershorit per ne TR, nese shtyn zgjedhjet ste vij me!
Rama: Nuk shtyhen zgjedhjet Alex pa asnje merak!
Diskutime rreth kësaj post