“Kërkesa e grupeve parlamentare të PS dhe LSI drejtuar KQZsë për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore, është e paligjshme”.
Kështu u shpreh për Report TV, një prej anëtarëve më të vjetër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.
Sipas tij, kryetarët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi i PS dhe Luan Rama i LSI, të cilët edhe kanë firmosur shkresën, nuk kanë mandat t’i drejtohen këtij institucioni, pasi dy forcat politike kanë mandatuar persona të tjerë pranë KQZsë.
“Sot jemi njohur me një kërkesë të dy grupeve parlamentare, PSLSI, ku i kërkohej KQZ për të shtyrë afatin për partitë dhe koalicioneve zgjedhore. Kryetarët e grupeve parlamentare nuk kanë legjitimit për të bërë kërkesa të tilla në KQZ. Në dokumentacionin që kanë paraqitur në KQZ, kryetarët e partive kanë dhënë autorizime se cilët janë personat që do të jenë pranë KQZsë. Pra, që në formë nuk ka legjitimitetin e duhur dhe KQZ nuk mund të shprehet për të”, tha Zguri.
Sipas tij, nëse KQZ do ndërhynte do çonte në prishjen e zgjedhjeve. Zguri përsëriti se afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve është mesnata e sotme. Pas këtij afati, tha ai, partitë e regjistruara si subjekte zgjedhore, do garojnë më vete në zgjedhjet e 18 qershorit dhe jo të grupuara në koalicione.
Edhe nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj thotë se është jashtë kompetencave të KQZ shtyrja e afatit për regjistrimin e koalicioneve. Duke komentuar kërkesën e PS-LSI, Osmanaj tha për Report TV se çdo vendim i KQZ në këtë funksion përbën shkelje të Kodit Zgjedhor“,- tha Osmanaj.
Diskutime rreth kësaj post