Një turiste çeke është aksidentuar në kanionet e Skrapari mbrëmjen e kaluar, teksa ka qenë duke shkrepur një foto në vendin e qujtur “Legjenda e nuses”.
Policia bën me dije se turistja 73-vjeçare ishte pjesë e një grupi turistës,h të cilët po udhëtonin vetëm, pa guidë turistike.
Gruaja ka pësuar disa fraktura dhe pasi i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
“Më dt.18.4.2017, në Kanionet e Skraparit, në vendin e quajtur “Legjenda e nuses” shtetasia çeke V.M 73 vjeçe, duke bërë foto në natyrë është rrëzuar nga një lartësi 3 m, si pasojë ka pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit”,- sqaron policia.
Nuk është hera e parë që turistët e huaj pësojnë aksidente në këto kanione, ku më së shumti shkojnë vetëm, pa guida vendase që njohin territorin.
Diskutime rreth kësaj post