Një automjet në pronësi të biznesmenit, Spiro Paço, në Durrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës, duke u djegur pjesërisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në lagjen Nr.13, Plazh ndërsa mjeti ka qenë i parkuar.
“Më datë 18.04.2017, rreth orës 23:30, në Lagjen Nr.13, Plazh, Durrës është djegur pjesërisht automjeti tip Benz, (i parkuar) në pronësi të shtetasit S.P. 26 vjeç, banues në Durrës”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.
Spiro Paço është bashkëshorti i Drejtores së Drejtorisë Rajonale të Sigurimit Shëndetësor./ORA
Diskutime rreth kësaj post