Këtë mëngjes në Pogradec, një 59 vjeçar ka tentuar të vetëvritet pranë Liqenit, teksa përpara tentativës për t’i marrë jetën vetes ka lënë një letër lamtumire.
Pavarësisht se 59 vjeçari i ka qëlluar vetes, tentaviva për vetëvrasje nuk ka qenë e suksesshme. Pogradecari është shtruar në spitalin e kryeqytetit në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Balkanweb ka mundur të zbardhë përmbajtjen e letrës së tij të lamtumirës:
“Prej kohësh gjendja ime psikologjike nuk më le të jetoj i qetë. Jam shumë i rënduar dhe më mirë të shkoj në botën tjetër sepse po bëhem barrë për të gjithë! Kur të lexoni letrën s’dua të fajësoni askënd! As familjen time as fëmijët e mi! Ata nuk kanë faj për asgjë! Kam vendosur vet dhe fajtori jam unë! Më falni për çdo shqetësim familja ime e shenjtë! Më falni për këtë që po i bëj edhe vetes por është më e mira për mua!”, thuhej në letrën e lamtumirës.
Diskutime rreth kësaj post