Ja ku vjen hipoteza për mundësinë e një jete më të zgjatur, të paktën duke u bazuar mbi kërkime të fundit mjekësore. Pas minimumi dhjetë vjetësh mund të jetë gati një ilaç, që do të na bëjë të mundur të jetojmë të paktën 150 vjet.
Peter Smith, dekan i mjekësisë në Universitetn e New South Wales, ka shpjeguar se një fëmijë e lindur sot në Australi mund të presë me arsyetim për të jetuar deri në 100 vjet, falë progreseve të mjekësisë, përmirësimit të kushteve të shëndetit dhe të stilit të jetës. Përveç kësaj janë në fazën e zhvillimit ilaçe të reja në gjendje për të ndihmuar trupin të “riparohet” në mënyrë të pavarur. Profesor Smith shpjegon: “Besoj se është reale mundësia për të zgjatur jetën për dekada të mëtejshme”.
Po a u pëlqen të gjithëve ideja për të jetuar deri në 150 vjet? Sipas profesorit, po, nëse je mirë deri në fund të ditëve të tua: “Objektivi nuk është vetëm ai për të garantuar jetën ekstra, por edhe për të lehtësuar një jetë në shendet të plotë. Njerëzit nuk do të duan të tërhiqen 65 vjeç dhe të kalojnë dekada të ulur në poltronën e shtëpisë”. Susan Greenfield, neurologe në Universitetin e Oksfodit, parashikon që personat mund të nisin një aktivitet të dutë pas 65 vjeçëve, në një ekonomi të bazuar mbi njohjen, më shumë sesa mbi forcën fizike.
Kurse David Sinclair, një ekspert australian i plakjes, që punon për Universitetin e Harvardit, shpjegon se plakja kontrollohet nga një sër genesh: “Trupat tanë janë një aftësi të jashtëzakonshme për t’u vetëriparuar”. Sipas profesor Sinclair, resveratrol, një komposto vegjetale e pranishme në verën e kuqe, mund të zgjasë jetën e krimbave, krimbave të frutave dhe minjve, duke aktivizuar proteina të quajtura sirtuina. Studimet klinike mbi molekulat sintetike 1000 herë më potente se resveratroli janë duke u zhvilluar aktualisht mbi persona me sëmundjen e plakjes, si diabeti 2 dhe “po shfaqin sinjalet e para të efikasitetit”.
Objektivi i afërt ishte gjetja e ilaçit për të kuruar pleqtë e sëmurë, por pastaj u mendua për të provuar vonimin e shfaqjes së sëmundjeve të plakjes. Siç specifikon Sinclair, “studimi është ende në fazat fillestare, por po shohim të rilindë një teknologji që një ditë mund të na japë mundësinë të arrijë 150 vjet”.
Diskutime rreth kësaj post