Lëvizja Socialiste për Integrim propozoi tre anëtarët për dy komisionet ad-hoc të vettingut që pritet të votohen në seancën plenare që do të mbahet gjatë pasdites së sotme.
Luan Rama: LSI i ka propozuar dhe do ti propozojë seancës për komisionin e parë prej 12 anëtarësh dy deputetët Luan Rama dhe Silva Caka dhe për komisionin tjetër prej 6 anëtarësh kemi propozuar deputetin Vangjel Tavo.
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, apeloi të gjithë aktorët politikë të bëhen pjesë e proçesit.
Luan Rama: Apeloj për rëndësinë që merr pjesmarrja e gjithë aktorëve politikë në këtë proçes. Për shkak të bojkotit të opozitës është bërë i mundur bllokimi i proçesit, çka ka sjellë gjithë problematikën në vijimësi.
Theksoj rëndësinë e madhe që merr dialogu politik për zgjidhjen e kësaj situate dhe për të realizuar atë çfarë është e rëndësishme pikësëpari reformën zgjedhore që është e bllokuar dhe reformën në drejtësi që gjithashtu është e bllokuar.
Diskutime rreth kësaj post