Deputet i PD Aldo Bumçi e ka cilësuar të painformuar ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, në komentet që ai bëri për situatën politike në Shqipëri gjatë vizitës në Tiranë.
Bumçi: Unë mund të them që ministri gjerman ishte i painformuar. Kjo mund të vijë nga fakti që ka pak javë që është në detyrë, pas lënies së detyrës nga ish-ministri i Jashtëm që u zgjidh president dhe ngarkesës së madhe që ka arena ndërkombëtare. Gjermania mban një peshë të madhe në ketë seknë të madhe, marrdhënia me Rusinë, Lindja e Mesme, kriza në Europë. Kështu mund të shpjegoj mungesa, shkëlqente në deklaratën e ministrit të jashtëm gjerman. Mungesa e përmendjes së drogës psh, e dekriminalizimit. Unë nuk gjej shpejgim tjetër që mund të jap. Pra kur ke marrë detyrën në këtë post kaq të rëndësishëm në një kohë me kriza, çfarë ndodh në Shqipëri mund të duket si sherri që bëhet në një fshat pas malit. E parëndësishme, duket si një kokëçarje kur ke kriza të mëdhaja si Lindja e Mesme, Rusia, Koreja etj.
Si ish ministër i Jashtëm Bumçi shpjegoi në Ora News se Gabriel që përfaqëson një parti të majtë në Gjermani i ka qëndruar besnik polit të tij pasi nuk përmendi kanabizimin e vendit, apo kauzën e zgjedhjeve të lira të opozitës.
Bumçi: Ministri i Jashtëm gjerman është kryetari i Partisë Social Demokrate në Gjermani, që në pak muaj do të jetë përballë Merkel si kundërshtare. Pra nuk është përfaqësuesi i kancelares Merkel, por është kryetari i partisë kundërshtare ku janë në një koalicion të madh./Oranews/
Diskutime rreth kësaj post