Kryeministri Edi Rama priti sot ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i cili sërish gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp u ndal në mesazhin e qartë ndaj opozitës atë të rikthimit në Parlament dhe nisjen e zbatimit të Vettingut.
Konferenca është hapur me batuta duke e lidhur situatën politike me futbollin. Ndërsa Rama i ka shprehur kënaqësinë që ekipi gjerman ta mundë gjithmonë Shqipërinë në futboll, ministri gjerman ia pret po me batutë.
“Nuk ka kufi në miqësinë mes Shqipërisë e Gjermaninë, mund të bëjmë tifozë secili për të skuadrat e veta. Unë bëj tifo për Verder Bremen, gruaja për Bayern, më ka zënë halli me gruan si ty me Bashën”,i tha Gabriel Ramës.
Ai nënvizoi dhe një herë thirrjen drejtuar opozitës për të ndalur bojkotin e parlamentit i cili largon vendin nga integrimi në BE. “Ne jemi gati të ndihmojmë duke sjellë më shumë vëzhgues zgjedhorë, të diskutojmë më tepër për financimin e fushatës zgjedhore por për këtë duhet të flasim në parlament dhe jo në çadër. Këshillojmë me urgjencë që ky bojkot të mbyllet. Nëse zgjedhjet bojkotohen dhe vendi kalon në situatë kaotike ne nuk mund tju mbështesim. Kush bojkoton parlamentin largon vendin nga BE.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post