Siç shihet edhe nga pamjet filmike një person u prangos në sy të gruas në Elbasan, teksa ishte duke lëvizur me biciklete.
Ngjarja ka irrituar shumë të pranishëm, që e quajnë të arrestuarin një person hallexhi.
Gjithçka ka ndodhur tek ura e Zaranikës, në afërsi të doganës në qytetin e Elbasanit.
Personi që ka parë gjithçka bën me dije se burri me bluzë të bardhë që po i vë prangat hallexhiut të pambrojtur, është polic i krimeve të rënda dhe jashtë orarit të punës, shkruan JOQ.
“E quajnë Ajet. Mbiemrin nuk ia di. Ai është i krimeve të rënda e nuk ka lidhje fare me atë person, por ia bëri vetëm se i zuri rrugën me biçikletë. Edhe pse ai kishte me vete gruan dhe kalamajtë, polic Ajeti e gjuajti edhe me grusht, por nuk e filmova dot”, thotë qytetari.
Diskutime rreth kësaj post