Nga Mero Baze
Nervozizmi që po shoqëron procesin e negocimit të krizës politike në vend, nuk ka të bëj me mungesën e negociatorëve, por me një vendim të fort të Lulzim Bashës. Një zëdhënse e tij, ka sulmuar sot ashpër LSI, pasi Ilir Meta filloi të dal nga skenari I krizës, duke ofruar si kompromis adresimin tek Partitë Popullore.
E vërteta është se Lulzim Basha ka qenë në kontakt me Partitë Popullore, dhe I ka konsumuar ato negociata. Ai i ka marr mesazhet e qarta prej tyre në Maltë dhe megjithë përpjekjet e zonjës Bregu, për të prodhuar një negociator të ri, kjo situatë nuk ka rrugëzgjedhje. Basha është pak a shumë në situatën që ishte Berisha, pas zgjedhjeve të vitit 1996, kur ish nënsekretari amerikan i Shtetit, Timotheu Worth, u nis të vinte si negociator mes tij dhe opozitës, por Berisha e dinte çfarë do dëgjonte dhe e refuzoi. E njëjtë është dhe situata me Bashën. Ai e di se përse do vijnë negociatorët, dhe nuk do ti dëgjoj.
Skenari I Lulzim Bashës është mos futja në zgjedhje dhe çdo negociator I duhet për të ilustruar këtë objektiv. Pra ai do të hynte në negociata do të pranonte David McAllisterin që kryeson Komisionin e për Çështje Evropiane të Parlamentit Evropian dhe që është njeriu më I afërt I Merkelit në Bruksel, do të pranonte Ministrin e Jashtëm Gjerman, Komisionerin Hahn e këdo tjetër, boll që të krijoheshin kushte për të dështuar negociatat dhe ai të ishte në anën e fitimtarëve.
Për këtë I duhet mbi të gjitha Ilir Meta. Skema e bashkëpunimit të tyre, kur njëri rri në çadër, e thotë nuk hyjnë në zgjedhje dhe tjetri jasht çadrës duke turbulluar situatën me tezat se duhet hyrëë në zgjedhje, por duhet nxjerr ai nga çadra, është e përkyer për të dështuar çdo negociatë.
Në momentin që Ilir Meta ka dhënë shenja se mund ti ik kësaj skeme dhe ka dorzuar Bashën tek Partitë Popullore, atëhere jemi para një krize të re, e cila duhet përballuar ashtu siç vjen pa opozitën.
Lulzim Basha nuk ka arsye për të mos hyrë në zgjedhje që tia zgjidhin negociatorët. Dhe ata e dinë këtë. Edhe Ilir Meta e Lulzim Basha e di. E vetmja arsye, përse Basha e prodhon këtë krizë, është të krijoj premisa dhe shanse për të fituar zgjedhjet ende pa filluar, duke shkarkuar Edi Ramën në tavolinë. Kaq e thjeshtë është loja. Dhe për këtë I duhet deomos LSI dhe jo të dërguarit e Merkelit.
Tërheqja, nëse është tërheqje e Ilir Metës dhe LSI dhe dorzimi I fatit të Bashës tek Partitë Popllore, është një histori e re, e cila duhet lexuar mirë nga Basha.
Reagimi I zëhdnëses së tij, tregonte se Basha e quan “tradhëti” këtë që bën Ilir Meta. Duhet pritur të flas dhe Berisha që ta marrim seriozisht si lëvizje. Si Ilir Meta ashtu dhe të dërguarit e Merkelit, nuk vijën për të zgjedhur krizën, por për ti hequr turpin Lulzim Bashës të hyj në zgjedhje dhe të bëj sikur fitoi diçka. Të gjithë e dimë që nuk ka nevojë për negociatorë, por për njerëz që ti krijojnë një shteg për tërheqje Lulzim Bashës, nëse ai do dhe është I lir ëtë marr vet vendime.
Nëse ai është I vendosur ti shkoj deir në fund vendimit të tij, e gjitha kjo është kot. Negociatorët nuk kanë çfarë negociojnë, ata vetëm do pozojnë dhe do ikin. Por kjo do të ndodh, nëse Basha do të kërkoj vërtet ndihmë prej tyre për të dal nga çadra. Ndihmë për të qëndruar në çadër mund ti jap vetëm vetja e tij dhe vendimet që ka marrë. Nëse është I vendosur, ai le ti shkoj deri në fund. Do të ketë zgjedhje përsëri dhe ndoshta ndryshon mendje. TEMA
Diskutime rreth kësaj post