Presidenti Bujar Nishani është treguar i prerë në lidhje me zgjedhjet, që sipas tij është dekretuar data 18 qershor dhe palët brenda kësaj date duhet të arrijnë konsensusin për të hyrë në procesin zgjedhor.
Teksa ka përcjellë mesazhin e urimit për Pashkët nga Gjirokastra, Kreu i Shtetit ka komentuar edhe situatën politike në vend.
“Shpresoj që kjo ditë të ndihmojë dhe politikën. Jam optimist se politikanët do të gjejnë zgjidhjen. Datën e zgjedhjeve e kam dekretuar”, u shpreh Presidenti Nishani, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë një shtyrje të datës së zgjedhjeve.
Diskutime rreth kësaj post