Pasi aktorja e Bollywood Deepika Padukone e shfaqi hapur dhe ka folur për depresionin e saj, shumë më shumë njerëz kanë rrëfyer në mediat sociale historitë të tilla. Por a jeni i sigurt për vetë-diagnostikimin tuaj? Depresioni është më shumë se vetëm ndjenja e brengosjes apo vetmisë. Kjo është një sëmundje që ndryshon kiminë e trurit tuaj
Me kalimin e kohës, manifestimi i sëmundjes ka ndryshuar, megjithatë, ashpërsia e gjendjes ende mbetet e njëjtë,” – thotë Syeda Ruksheda, psikiatër dhe psikoterapist.
Këtu janë shenjat moderne të depresionit që duhet të dini:
1. Varësia nga media sociale: ato janë bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë dhe varësia mund të jenë të dëmshme.
2. Të flesh më shumë për shkak të stresit është një shenjë që demonstohet edhe kur ju jeni në depresion.
3. Pasiviteti fizik: Shumica e njerëzve në depresion e kanë të vështirë të lëvizin apo edhe të ecin, duke çuar më shumë në pasivitet, që vetëm përkeqëson gjendjen.
4. Ndjeshmëria ekstreme në refuzim: njerëzit që vuajnë nga depresioni ushqejnë një frikë të refuzimit të thellë brenda tyre.
5. Abuzimi me substancat: Dëshpërimi është ajo që ju bën më të prirur të vuani nga depresioni, por ju nuk duhet të abuzoni me qetësues dhe substanca të tillë që në fillim.
6. Paaftësia për të bërë multitasking: Depresioni shpesh prish aftësinë e dikujt për t’u përqëndruar.
7. Ndjenja e lodhjes: Shenjat e depresionit nuk janë gjithmonë të qarta; ndonjëherë ato do të shfaqen si simptomë e lodhjes fizike pa asnjë arsye të veçantë dhe kjo mund të jetë një shenjë e fshehur e depresionit.
8. Të bësh ‘selfie’: Shoqata Amerikane e Psikiatrisë (APA) ka konfirmuar zyrtarisht se duke bërë “selfie” ju demonstroni hapur se ky është një çrregullim mendor.
Shënim: Nëse ju mendoni se ndonjë nga këto shenja është e ngjashme me ato që ju jeni duke kaluar, mos kaloni në panik. Një shenjë e vetme ose simptomë nuk do të thotë që ju jeni në depresion. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë gjithsesi.
Diskutime rreth kësaj post