Vrasja e Artan Cukut, kishte kohë që ishte planifikuar dhe për këtë, personi që ka dashur të vdekur ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, duket se ka paguar një vrasës me pagesë.
Në një video të publikuar nga Policia e Tiranës, duket qartë autori i krimit, i cili i veshur sportiv dhe me doreza, vrapon ngadalë teksa largohet nga zona e krimit.
Vrasësi i kishte kushtuar shumë rëndësi këtij ekzekutimi, pasi jo vetëm do të eleminonte një ish-funksionar të lartë policie, por dhe kishte studiuar me detaje çdo lëvizje të tij, madje ishte përshtatur në veshje, si një vrapues i zakonshëm i zonës së liqenit.
Sipas policisë, me këtë veshje dhe mënyrën se si është larguar vrasësi, të linte përshtypjen se ai ishte një vrapues që po kthehej si shumë vrapues të tjerë, nga zona e liqenit.
Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë së pallatit, ku duket mjaft qartë autori i cili largohet me një vrap të lehtë nga vendi i ngjarjes.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të identifikojnë autorin e vrasjes së Cukut.
Autori është me dorashka, shall, kapele, atlete dhe tuta sportive siç mund ta shihen dhe në këto foto.
Ai është i gjatë rreth 1.70 dhe në bazë të dëshmisë së gruas së Cukut dhe administratorit të pallatit, autori kishte një theks verior.
Dyshimet flasin se personi që ka qëlluar ish-funksionarin e lartë të Policisë së Shtetit, mund të ketë qënë një vrasës me pagesë nga Kosova, shkruan Shqiptarja.com.
Vrasësi është parë nga administrator i pallatit, pak para momentit të vrasjes teksa qëndronte i ulur tek shkallët e pallatit.
I pyetur nga administratori, autori është përgjigjur se po priste dikë për t’i dhënë çelësat e shtëpisë.
Mirëpo pas kësaj bisede, sapo administrator ka shkuar në shtëpi, ai u ka thënë policisë se ka dëgjuar të shtëna me armë, dhe teksa ka zbritur poshtë, ka konstatuar trupin e Artan Cukut të shtrirë në hollin e pallatit.
Diskutime rreth kësaj post