Gazetari Artan Hoxha në orët e vona të natës së djeshme është nisur drejt Skraparit. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Hoxha paralajmëron të reja interesante që do të zbulohen sot në lidhje me laboratorin e drogës në Skrapar si dhe ngre disa pyetje qe zbulojnë të vërteta të mbajtura sekret deri më tani.
Hoxha pyet se pse është fshehur fakti që magazin ku u gjet droga është pronë e ish kryetarit të Bashkisë Lefter Lame, përfaqësues i LSI, i cili drejtoi Bashkinë nga viti 2007 deri në 2010, ku ndërroi jetë, ndërkohë që Gjykata ka vendosur arrest me burg për gruan e ish kryebashkiakut dhe vëllain e saj.
Ky është postimi i plotë i Artan Hoxhës:
‘Nate me hene, duke udhetuar drejt Skraparit…
Kini durim deri neser, ka te reja interesante, ….
Si u fabrikua lajmi per “laboratorin e droges” me bidona Raki Skrapari ne periferi te Corovodes? Pse u fsheh fakti qe magazina ku u gjet lenda narkotike eshte prone e ish-kryetarit te bashkise, perfaqesues i LSI? Policia ndaloi gruan e ish-kryetarit te bashkise, Lefter Lame(drejtoi bashkine e Corovodes nga shkurti 2007 deri me 26 shtator 2010, kur nderroi jete) bashke me dy motrat e saj dhe vellain qe sherbente si shofer i firmes. Gjykata tashme ka vendosur arrest me burg per gruan e ish-kryebashkiakut dhe vellain e saj….”
Diskutime rreth kësaj post