Kryetari i LSI, Ilir Meta, mbërriti i pari në takimin me kryeministrin Edi Rama ku do negociohet vazhdimi i koalicionit mes PS dhe LSI.
Meta kërkoi që të flasë për gazetarët, të cilëve iu tha se marrëveshja e vjetër mes PS e LSI është akoma në fuqi.
Ajo që ra në sy ishte se Meta ekspozoi pjesë nga dokumenti që mbante në duar dhe që do të diskutohet sot në tryezën me Ramën.
“Paprekshmëria e votës” është nënvizuar me ngjyrë jeshile dhe duket se do jetë një pikë e fortë negocimesh.
Në dokument flitet edhe për nevojën e një ekuilibri kushtetues dhe ‘zgjatime të rrezikshme’.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama nuk preferoi të flasë për mediat.
Diskutime rreth kësaj post