Pas notë protestës që opozita i dërgoi eurodeputetes, Federika Mogherini, ka reaguar zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Koçijaniç.
Në notë protestën e opozitës thuhej se një diplomat i huaj u ka kërkuar partive të vogla të futen në zgjedhje duke përfituar nga bojkoti i opozitës.
Në fjalën e saj Koçijançiç deklaroi se këto sulme ndaj zyrtarëve të BE-së janë të papranueshme dhe për të ardhur keq.
“Këto lloj sulmesh të personalizuara ndaj zyrtarëve të Bashkimit Europian janë krejtësisht të papranueshme dhe për të ardhur keq. Bashkimi Europian dhe përfaqësuesit e tij po punojnë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Përsa u përket zhvillimeve aktuale, përfaqësuesja e lartë e BE –së, Mogherini dhe komisioneri Hahn e bënë shumë të qartë qëndrimin e Bashkimit Europian, me deklaratën e së mërkurës”, deklaroi zëdhënësja e KE-së.
Diskutime rreth kësaj post