Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane në Savona për posedim droge. Erjon Stafa ra në sy të policisë për jetën e shthurur që bënte.
28-vjeçari kishte lidhje të ngushta me VIP-a, të të gjitha fushave kryesisht me doktorë e dentistë të moshës 40-vjeçare.
Pjesë e klanit të tij ishte edhe një ish-miss Savona, një bukuroshe 30-vjeçare që kishte në pronësi një sallon bukurie në qytet ku adresonte klientët e saj për blerjen e kokainës.
Duke pasur një rrjet të gjerë njerëzish të njohur, si yje të muzikës dhe televizionit, të cilëve u shpërndante kokainën, raporton balkanweb. Stafa pak para arrestimit të tij i kishte dërguar një mesazh bashkëpunëtorëve të tij ku shkruhej “Jemi të gjithë në të njëjtën varkë”.
Në shtëpinë e tij në Celle u sekuestrua kokainë dhe disa telefona celularë. Policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Diskutime rreth kësaj post