Deputeti socialist, Pandeli Majko, i cilësoi një turp të madh akuzat e Partisë Demokratike ndaj diplomatëve të huaj në vendin tonë.
Duke folur në takimin e parë elektoral me votuesit për herë të parë në Tiranë, Majko tha se PD ka frikë nga përballja me votuesit e saj.
Majko: Ka shumë sirena sot që akuzojnë Ambasadorët e nderuar të BE, të Komisionit Europian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe na thonë se janë të blerë nga paratë e drogës. Turp,1000 herë turp. Turp për atë parti që u krijua nga studentët e dhjetorit me thirrjen: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Dhe pikërisht kjo parti sot ngrihet kundër Ambasadorëve të BE dhe SHBA. Turp dhe 1000 herë turp. Nuk e kanë këtë punë me votuesit e PS, kanë një llogari për të ndarë me votuesit e tyre. Nuk kanë pasur frikë demokratët as në ’97 për të votuar, ç’është kjo frikë që i ka mbyllur këta djem dhe vajza, burra në një çadër? Thonë eja të dialogojmë që të na e dorëzoni pushtetin në tavolinë. Ç’është ky dialog, dialogun e vetëm duhet ta kërkojnë tek kutia e votimit, votuesit e tyre. Mund të akuzosh Edi Ramën për shumë gjëra, por është qesharake ta akuzosh se ka aq lekë sa për të blerë fitoren me paratë e drogës.
Ai ftoi opozitën të dalë nga çadra dhe të ulet në dialog.
Majko: Urimin e parë e kam për ata të cilët në 18 qershor do të shkojnë në kutitë e votimit dhe do të bëhen pjesë e konspiracinit të madh për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE. Është një konspiracion që nuk ka filluar sot por ka filluar nga ky burrë i cili sot na fton të shkojmë drejt Perëndimit ku nuk ka Perëndi po ka miq të Shqipërisë dhe shqipotarëve të cilët po u thonë atyre që kanë veshë të dëgjojnë dhe sy të shikojnë se duhet të dalin nga çadra, të ulen në tavolinën e dialogut dhe të mos e këmbëjnë fatin e 400 mijë votave të opozitës me fatin e 400 prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar.
E ndërsa e inaguruan të parët sheshin “Skëndërbej” ende të papërfunduar, Majko fajësoi Ramën për vonesën në konkretizimin e këtij projekti.
Majko: Do të donim, po në këtë pikë fajin e ka Edi Rama jo Erion Veliaj, do të donim sot të ishte i joni, pra të ishte i mbaruar. E ka fajin se kur ishte kryetar bashkie për disa muaj e vonoi dhe e bllokuan. Paturpësisht i dhanë pamjes së qendrës së Tiranës pamjen e një panoline ku Skëndërbeu dukej si mbetja e diarresë politike të këtyre 25 viteve bnë Shqipëri. Ky turp tani ka marrë fund. Sot Skëndërbeu shikon nga një shesh i gdhendur me gurë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, ashtu siç ishte ushtria e tij që luftoin te për Europën dhe Perëndimin duke u bërë konspiracioni i parë i shqiptarëve për të mbrojtur Europën dhe europianët.
Diskutime rreth kësaj post