Aktiviteti fizik, është një nga pikat e forta për një trup të shëndetshëm. Sipas një studimi të fundit, për çdo orë që vraponi jetëgjatësia juaj zgjatet.
Universiteti Shtetëror në Iowa, ka analizuar të dhëna nga Instituti Cooper dhe disa studimeve të tjera, duke bërë lidhjen në mes ushtrimeve dhe vdekshmërisë.
Shkencëtarët kanë deklaruar që nëse vraponi çdo ditë nga një orë është ushtrimi më efektiv për të rritur jetëgjatësinë, pavarësisht sa km vraponi apo sa shpejtë. Personat që vrapojnë rregullisht mund të shtojnë deri në tre vite jetë. Në bazë të këtyre analizave gjasat për vdekje të parakohshme, zbresin deri në 40% tek personat që vrapojnë rregullisht.
Diskutime rreth kësaj post