Deputeti socialist Taulant Balla, ka folur sot në Kuvend për punimet në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ai u shpreh se këto punime do të përfundojnë më 31 tetor.
Megjithatë, Balla tha se para të përfundojnë punimet në këtë aks, duhet së pari të dëmshpërblen pronarët e tokës.
Me këtë rast, Balla kritikoi ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj, që nuk është marrë ende me çështjen e kompensimit të pronarëve të tokës.
“Ne duhet të krijojmë një strukturë të posaçme për rrugët në Shqipëri. BE ka një qasje tjetër për prokurimet publike.
Ne kemi nisur në gjithë këto vit shumë rrugë, një pjesë e tyre të lëna rrugëve sepse projekti gjeologjik çalon.
Nuk mund të ndodh që në 4 vende të ndryshme në një aks 11 km që të ketë rrëshqitje të paparashikuara.
Këto janë rrugë që u nisën për përfitime elektorale.
Këto rrugë kanë nevojë për audit.
KLSH ka kryer një audit për autostradën Tiranë-Elbasan, dhe duhet të qartësohen përgjegjësitë.
Doja ti kërkoja zotit Dervishi, duhet t’i japim një përgjigje banorëve të zonës ku kalon rruga.
Në zonën e Gracenit janë dëmtuar basenet dhe kanalet vaditëse.
Në 31 tetor shpresoj të mbarojmë rrugën në Elbasan, ky është një lajm i mirë.
Por ende nuk janë dëmshpërblyer pronarët. Ky është një plagë e vjetër.
Të gjithë e kujtojmë që kësaj rruge i është prerë dy herë shiriti dhe arsyet se pse jemi këtu sot është se në shumë pjesë të saj ishte që të mbaronte rruga në 23 qershor 2013.
Ne grupet e maxhorancës e mbështesim kalimin e kësaj marrëveshje që financon këtë rrugë siç na është garantuar nga Ministria e 31 tetorit”, tha Balla në fjalën e tij.
Menjëherë pas fjalimit të Ballës, ka reaguar kryeparlamentari Ilir Meta.
Ai ka kërkuar nga ministry Dervishaj të ngrihet dhe të japë sqarime.
“Zoti ministër, merr fjalën dhe jep sqarime”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post