Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin Besim Lami, lindur në vitin 1977. Ai është arrestuar disa muaj më parë, kohë kur edhe ka ndodhur ngjarja, pas denoncimit të bërë nga vajza e re. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën” mbetur në tentativë.
Në përfundim të hetimeve paraprake rezulton se:
Shtetësja K.Z e moshës 18 vjeçe ka filluar punë pranë një shoqërie e cila ka për objekt të saj tregtim veshmbathjesh dhe artikujve të ndryshëm, shitje të artikujve të telekomunikacionit, karta sim, karta rimbushëse e të tjerë. Ajo ka filluar punë në muajin janar 2017 fillimisht pa kontratë, pasi i kanë premtuar se do t’ia lidhnin me vonë kontratën. Ajo ka patur komunikime me financieren e shoqërisë. Ndërkohë i pandehuri nuk figuron i punësuar pranë kësaj shoqërie, por njihet de facto nga ana e të dëmtuarës si bashkëpronar në kompaninë ku punon e dëmtuara.
Konkretisht në datën 22.01.2017 në mëngjes i pandehuri ka shkuar dhe e ka marrë me furgon pranë banesës së saj të dëmtuarën, pasi do të merrnin mall për ta shitur në Elbasan. Ata kanë shkuar tek butiku ku kanë marrë mallin, sipas faturës përkatëse në emër të shoqërisë dhe janë nisur për në Elbasan për ta shitur. Ata kanë lëvizur deri në Pogradec dhe më pas kanë lëvizur drej Tiranës. Gjatë kohës që ata kanë qenë në lëvizje kanë patur komunikime me financieren e shoqërisë, për problemet e punës.
Diskutime rreth kësaj post