Pasi u rrëzua emri i tij për komisionin ad hoc të vettingut, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka kërkuar një marrëveshje të re me Partinë Socialiste.
Idrizi tha se deri tani diskutimi për një marrëveshje të re nuk është realizuar, ndërsa theksoi se aleancat nuk vendosen nga një votim.
“Pa dyshim vazhdojmë të jemi në një aleancë. Aleanca nuk vendoset nga një votim apo nga një mosmarrëveshje, megjithëse e arsyetuar ka qenë shumë më tepër një arsyetim i gabuar për të qenë pjesë e opozitës sesa rrëzimi i emrit tim.
E përsëris prap, sa më shumë aktorë politikë të marrin pjesë aq më shumë garanci do ketë reforma në drejtësi që të jetë e gjithëpranuar. Ne jemi pjesë e kësaj mazhorance. Ka pasur një diskutim të munguar prej disa muajsh midis nesh, me kërkesën tonë që të flasim për një marrëveshje të re, deri më sot nuk është realizuar”, tha ai
Diskutime rreth kësaj post