Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë se, “çadra e opozitës është ngritur për të bllokuar vetingun, por ne shumica kemi respektuar dhe do të respektojmë të gjitha afatet. Sigurisht ata mund ta vonojnë, por nuk mund ta ndalojnë dot vetingun”.
Duke folur për një tryezë dialogu me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Rama u shpreh se kam bërë gjithçka kam mundur duke insistuar për ditë të tëra,. Në një moment të caktuar u dakordësua për vendin dhe axhendën dhe më pas u kërkua të mblidhje koalicioni i cadres dhe që nga ai moment nuk ak pasur më asnjë kontakt. Nga ana tjetër jam I gatshëm të takohem me kreun e PD, kudoqoftë tek Presidenti apo kudoqoftë tjetër që ta bind te mos ketë frikë nga dialogu apo ulja në tryeze mes kundërshtarës pasi nga dialogu apo ulja në tryezë askush nuk humb vetëm Shqipëria mund të fitojë.
I pyetur për moshyrjen e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit dhe protestën për zgjedhjet në Kavajë, Rama tha se, “Kushtetuta është shumë e qartë dhe të drejtat dhe liritë janë të sankisonuara në Kushtetutë. Unë jam këtu për t’u garantuar ato. Jam i bindur se në fund PD nuk do të vrasë veten, por do të hyjë në proces”.
I pyetur sesi do të zhvillohen zgjedhjet dhe nëse mund të ketë përplasje militantësh, Rama tha se, “Këto janë tablo sinoptike që ju përkasin juve. Unë ënuk shoh asnjë shqetësim dhe asgjë s’do të ndodhë në Shqipëri përveç se shqiptarët do të votojnë të lirë në 18 qershor”.
I pyetur për qeverinë e besimit dhe për transferimin që mudn të ketë bërë çadra për krizën e saj brenda koalicionit.
“Çadra bën përpjekje cdo ditë që të transferojë krizën e saj, të PD më saktë, në një krizë të politikës shqiptare, kudo ku të mundet, përfshirë dhe koalicionit, por s’do t’ia dalë dot. Sa i takon qeverisë së besimit, jam shprehur dhe më parë se kjo qeveri ka marrë besimin e 1 milionë shqiptarëve. Lënia e detyrës do të thote heqja dorë nga përgjegjësitë dhe unë nuk heq dorë nga përgjegjësitë”, tha Rama.
I pyetur për deklaratat e Metës dhe Idrizit për një arrogancë nga ana e qeverisë, Rama u shpreh se, “Nuk besoj se e kanë adresuar mbi mua, por Kushtetuta nuk është arrogante dhe liria dhe e drejta e shqiptarëve për të zgjedhur në 18 qershor nuk është cinizëm. Kështu që nuk është cinike të bësh detyrën karshi atyre që të kanë zgjedhur”.
I pyetur për koalicionin me LSI , Rama u shpreh se, “kam qenë dhe mbetem i bindur që ky nuk është koalicion i Edi Ramës me Ilir Metën apo i një grupi me një grup tjetër, por një koalicion strategjik për të bërë reformat që e bëjnë Shqipërinë shtet, prandaj nuk shoh arsye pse të mos vazhdojë. Sa i përket PS, ne jemi forca që udhëheq koalicionin dhe s’kemi parë kurrë prapa për të shkeputur ndonjë pjesë ga koalicioni aq më tepër për tu shkeputur nga një partner strategjik si LSI me të cilën kemi bërë reforma që nuk ishin bërë për 25 vjet”.
I pyetur për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Rama u shpreh se, “për çështjen e Presidentit ne në radhë të parë do të dakordësohemi brenda aksit strategjik PS-LSI dhe pastaj në bazë të kësaj dakortesie, ne do të hedhim hapat e mëtejshëm”.
Diskutime rreth kësaj post