Ja disa nga fenomenet e natyrës që kanë mahnitur shkencëtarët. Disa nga to janë shpjeguar deri diku, e të tjerat kanë mbetur prapa vellos së misterit.
Penitentes Formacionet e dëborës, të cilat mund ta arrijnë lartësinë deri në pesë metra, gjenden në akullnajat e lartësive të mëdha mbidetare, ku ajri është shumë i thatë. Liqeni
Pitch Ky liqen specifik gjendet në Trinidad dhe është formacioni më i vjetër i asfaltit, i vjetër me miliona vite. Ky liqen i pahulumtuar është i thellë 75 metra. Gurët që notojnë Ky fenomen gjeologjik është më i shpeshti në Luginën e vdekjes, në Kaliforni. Edhe pse ekzistojnë disa hipoteza rreth këtij fenomeni, ende nuk është vërtetuar se cila është fuqia e cila lëvizë gurët.
Batica e kuqe Ky fenomen shkaktohet nga algat, të cilat e ngjyrosin ujin në të kuqe. Kjo pamje është më mbresëlënëse gjatë natës, kur uji bëhet fluoreshent. Të reshurat e kafshëve Të reshurat e kafshëve paraqesin një fenomen të rrallë meteorologjik, që është parë në shumë vende përgjatë historisë. Kafshët që më së shpeshti kanë rënë nga qielli, kanë qenë disa zogj, peshq dhe bretkosa, por janë shënuar edhe të reshura të skrajave dhe merimangave.
Nuk ekziston ndonjë teori zyrtare e cila e shpjegon këtë fenomen, por shpjegimi më i pranueshëm thotë se kafshët merren nga dredhjet e erës, e më pas bien në tokë. Rrathët e akullit Ky fenomen është specifik për vendet me klimë të ftohtë, sikur që është Skandinavia, apo Amerika veriore. Këta rrathë perfektë mund të kenë diametër nga disa centimetra deri në përmasa gjigante.
Dritat që rrinë pezull mbi pellgje Këto drita jo të rëndomta zhduken kur iu afrohesh. Edhe pse shkencëtarët nuk janë të sigurt rreth asaj se si shkaktohet ky fenomen, më së shumti ka të ngjarë që të bëhet fjalë për grumbullim të gazrave.
Tornadoja i zjarrtë Ky tornado krijohet me rastin e zjarreve në rrethana të veçanta meteorologjike. Mund të duket i tmerrshëm, e gjatë zjarrit në Kanbera të vitit 2003 është parë tornadoja i zjarrtë, e gjatë 500 metra. Topat elektrikë Ky fenomen i rrallë nga shkencëtarët përshkruhet si një gaz i shndritshëm, i cili krijohet nga fusha elektrike. Janë shënuar edhe raste të vdekjes, të shkaktuara nga këta topa elektrikë.
Gishti vdekjeprurës i akullt Gishti i akullt është një fenomen specifik për hapësirat polare. Krijohet kur uji i ftohtë vjen në kontakt me oqeanin më të ngrohtë, gjë që krijon stalaktite nën sipërfaqe. Ky fenomen i akullt shkatërron jetën në fund të detit.
Diskutime rreth kësaj post