Viti i Miut
Të lindurit në Vitin e Miut janë persona sharmant dhe të shoqërueshëm duke u përshtatur mjaft mirë në shumë situata sociale. Ata janë persona shumë popullorë dhe të suksesshëm në biznes. Minjtë kanë aftësi unike intelektuale duke parë shpesh mundësi që të tjerët i humbasin. Janë shumë opportunist por në dashuri janë shumë bujarë dhe të përkushtuar.
Viti i Kalit
Personat e Vitit të Kaut janë shumë të durueshëm dhe të fortë, të aftë për të përballuar situata nga më të vështirat. Ata i trajtojnë gjërat me përgjegjësi të madhe dhe fitojnë lehtë respektin e të tjerëve për koefidencën dhe aftësitë që kanë. Nga ana negative ata janë persona shumë kërkues kryesisht për interesat vetiake. Dedikimi i madh në punë shpesh rezulton në mungesë pasioni apo kënaqësie në jetën personale.
Viti i Tigrit
Të lindurit në shenjën e Tigrit janë shumë sensitiv dhe në harmoni me ndjenjat, çka i bën ata partner apo të dashur perfektë. Ata kërkojnë balancë mes natyrës së tyre garuese dhe nevojën për dashuri, çka i çojnë ata drejt pavarësisë nga dashuria duke sjellë pasion dhe qetësi në një marrëdhënie e duke pritur të marrin pas po të njëjtën gjë. Ata kanë vetëbesim të madh por ndonjëherë mund të tronditen nga kritikat që i bëhen. Tigrat janë të palodhshëm, janë të aftë të largohen nga situata negative dhe janë shumë kurajoz para çdo sfide çka i bën ata lidera të vërtetë.
Viti i Lepurit
Të lindurit në shenjën e Lepurit janë xhentilë, të sjellshëm dhe të adhurueshëm. Ata ndihen më rehat nëse qëndrojnë jashtë situatave negative. Ata parapëlqejnë të ndjekin aventura që i kënaqin por shpesh duke harruar për personat që kanë pranë. Janë shumë të tërhequr pas argëtimit, por gjithashtu kanë aftësi intelektuale. Lepujt kërkojnë siguri në marrëdhëinet e tyre.
Viti i Dragoit
Të lindurit në Vitin e Dragoit rezatojnë gjithmonë energji. Ata janë shumë të talentuar në ndjekien e qëllimeve të tyre pasi janë tepër inteligjentë. Shpesh ata ndjekin rrugën e tyre duke i anashkaluar të gjitha regullat e caktuara. Perfeksionizmi i tyre i bën të duken shumë kërkues te të tjerët po aq sa janë ndaj vetes. Dragonjtë janë të prirur për sukses dhe i pëlqejnë të gjitha sfidat që vijnë drejt tyre.
Viti i Gjarprit
Gjarprinjtë janë mendimtarë të thellë. Ata posedojnë dije të shumta dhe punojnë në heshtje për të realizuar qëllimet e tyre pa i kuptuar askush. Por ata kanë gjithashtu anë sharmante dhe romantike të cilën e shfaqin në marrëdhëniet e tyre. Por në anën e keqe, të lindurit në Vitin e Gjarprit janë xhelozë të sëmurë dhe shpesh vetmitarë.
Viti i Kalit
Shprehja e famshme “punon si kalë” vlen edhe për njerëzit të lindir në këtë Vit të cilët kanë një përkushtim të madh në punën që bëjnë. Ky përkushtim në punë shpesh u shpërblehet me sukses. Në dashuri ata mund të kenë probleme me emocionet pasi e humbin durimin shpejt. Të lindurit në këtë shenjë pëlqejnë të punojnë vetëm, për këtë arsye nuk shihen si lojtarë të mirë në ekip.
Viti i Deles
Të lindurit në këtë shenjë shpesh perceptohen si njerëz të shoqërueshëm, të qetë dhe mirënjohës. Ata janë gjithashtu shumë sensitiv e në të njëjtën kohë të rezervuar. Delet kryesisht pëlqejnë artin, kulturën dhe historinë. Në një marrëdhënie për sa kohë ka siguri ata ndihen të përmbushur.
Viti i Majmunit
Të lindurit në Vitin e Majmunit janë inteligjentë dhe energjik. Ata kanë aftësi magnetike që i ndihmojnë të fitojnë shpejt simpatinë e të tjerëve duke patur një talent të madh për t’i kthyer situatat në favor të tyre. Personaliteti i tyre shpesh perceptohet shumë i paqëndrueshëm duke e bërë të vështirë për të tjerët që t’i besojnë. Ata ia dalin shumë mirë në situata nga më të ndryshmet por e kanë të vështirë të fokusohen për të gjetur karrierën e duhur.
Viti i Gjelit
Të lindurit në këtë shenjë e kanë të lehtë të shprehin opinionet e tyre, duke besuar në të njëjtën kohë se ato janë të sakta. Por megjithëse kanë aftësinë që të shprehin opinionin hapur, duket se e kanë pak të vështirë të dalin në thelbin e asaj çka duan të transmetojnë. Ata kanë shumë miq të cilëve iu besojnë ashtu sikundër kanë edhe besimin e tyre. Kanë standarte të larta dhe janë besnikë në dashuri.
Viti i Qenit
Të lindurit në Vitin e Qenit janë persona të dedikuar në atë që bëjnë, duke iu përkushtuar me gjithë shpirt pavarësisht nëse është një hobi apo karrierë. Ata i mëshojnë shumë principeve të drejtësisë por kanë edhe aftësi kreative për zgjidhjen e problemeve. Për sa i përket miqve dhe partnerit ata janë njerëz të besueshëm. Ata kanë nevojë për një lidhje të sinqertrë dhe të gjatë sidomos kur kanë gjetur personin perfekt.
Viti i Derrit
Të lindurit në shenjën e Derrit janë persona të sjellshëm, tolerant dhe shumë të sinqertë. Ata janë të fortë intelektualisht që i ndihmon ata në bashkëbisedime të pasura. Ata kanë gjithashtu harmoni sociale çka i bën ata të kapërcejnë defektet te miqtë e tyre dhe të shohin kryesisht anët pozitive. Të lindurit në këtë shenjë janë të dhënë pas familjes dhe partnerit.
Diskutime rreth kësaj post