Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha që ka informacione se ka plane për vendosjen e disa substancave kimike ne Siri dhe pastaj fajësimin e autoriteteve siriane për përdorimin e tyre .
Në një konferencë përpara gazetareve në Moskë, së bashku me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, Putin tha se Rusia do t’i tolerojë kritikat e Perëndimit për rolin e saj në Siri, por shpreson se qëndrimet do të zbuten.
Ndërsa teksa u pyet nga gazetarët se a do të këtë sulme të reja me raketa nga SHBA në drejtim të Sirisë ai tha:
“A janë të mundshme sulmet e reja? Kemi informacione nga burime të ndryshme se provokime të ngjashme – nuk mund t’i quaj ndryshe – po përgatiten në rajone të tjera të Sirisë, përfshirë rrethinat jugore të Damaskut”.
Rusia ka mbrojtur Qeverinë e Sirisë përballë akuzave të SHBA-së se Damasku qëndron prapa sulmit me arme kimike. Nga ky sulm humbën jetën 80 persona mes të cilëve dhe fëmijë si dhe pësuar çregullime shëndetësore qindra persona.
Diskutime rreth kësaj post