Tashmë nuk përbën më lajm, që ndërkombëtarët janë kundër Lulzim Bashës dhe qendrimeve të tij për bojkotin e parlamentit, krijimin e një qeverie teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve.
Eduard Kukan, europarlamentar i djathtë, mbështetës i Partisë Demokratike dhe një zë autoritar në Parlamentin Europian për Shqipërinë e rajonin, deklaroi dje:
Unë vetëm mund të përsëris se prej ca kohësh jepen mesazhe të njëjta, pavarësisht se kush i dërgon ato, përfshirë edhe përfaqësuesit politikë në nivelin më të lartë: Bojkoti nuk është rrugë dhe as moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve nuk është rrugë. Ne gjithmonë u themi atyre (PD) se është e domosdoshme që ju të merrni pjesë dhe të dëshmoni se jeni të fortë politikisht në zgjedhje, në varësi të njerëzve që do të votojnë për ju.
…
Ne kemi rregulla të qarta për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye, OSBE po dërgon vëzhguesit e saj e kjo do jetë e qartë.
…
Shpresoj se njerëzit nuk do të keqpërdoren politikisht, për ndonjë lloj manipulimi nga politikanët. Kjo është me rëndësi dhe nënkuptoj për shembull zgjedhjet lokale në Kavajë, më 7 Maj…”
Ndërkohë, Knut Fleckenstein deklaroi se kërkesat e PD-së nuk mbështeten nga asnjë europarlamentar, pasi janë absurde.
Ndërkohë, Vangjel Dule thotë se ndërkombëtarët iu kanë bërë ofertë partive opozitare që të braktisin PD-në dhe të futen në zgjedhje më 18 qershor.
“Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumenteve të njohura nga ana e partive të opozitës.
Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht.
Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova.
Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishte një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër.
Nëse do të isha “tetë a tetë” me atë bashkëbisedues nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht, por isha me fat se isha me të tjerë që e dëgjuan.
Duhet ta keni të qartë që ka dhe nga këto mendime”, u shpreh Dule gjatë një bashkëbisedimi në Universitetin Europian të Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post